Shqipëria vijon të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike, ku edhe gjatë ditës së sotme dhe ditëve në vijim do të mbajë mot me vranësira dhe reshje të mëdha shiu, vende-vende të shoqëruara edhe me shtrëngata. Ndërsa në zonat malore do të ketë reshje bore.
Moti sot do të jetë me vranësira dhe reshje të dendura shiu. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 10 deri në 13 °C.
Të shtunën do të mbajë mot me vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 11 deri në 12 °C.
Reshjet e dendura të shiut do të vazhdojnë edhe përgjatë ditës së diel. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 8 deri në 11 °C./Motilokal.com