Vranësira, shi e borë, ky është parashikimi i motit për sot dhe fundjavë në Kosovë

Vranësira, shi e borë, ky është parashikimi i motit për sot dhe fundjavë në Kosovë

Në Kosovë parashikohet të mbajë mot i ndryshueshëm kryesisht i butë, me vranësira dhe intervale me diell, priten edhe reshje shiu në fundjavë dhe borë në zonat malore. Ndërsa nga fillimi i javës së ardhshme priten rënie e temperaturave dhe reshje bore në ultësira.

Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me vranësira dhe intervale me diell, vende-vende edhe me reshje lokale shiu, në zonat malore edhe reshje bore. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 4 deri në 10 °C.

Dita e shtunë do të jetë me vranësira dhe reshje shiu nga pasditja dhe mbrëmja. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 4 deri në 9 °C.

E diela do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, nga pasditja me reshje shiu, në zonat malore reshje bore. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 2 deri në 8 °C./Motilokal.com