Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha të gjithë ata persona që do të vaksinohet kundër koronavirusit, do të marrin një dokument të lëshuar nga portali qeveritar e-Albania, që do të mund të shërbejë si një “pasaportë udhëtimi” jashtë vendit.
Ajo këtë deklaratë e bëri në emisionin Opinion, ministrja Manastirliu u pyet nga kryeredaktori i departamentit të lajmeve të Tv Klan, Fatos Hakorja, nëse do të ketë rrezik falsifikimi ky dokument, dhe deklaroi se çdo qytetar do të ketë kodin unik të skanuar.
Fatos Hakorja: Ne do të pajisemi me ndonjë dokument për udhëtim?
Ministrja Manastirliu: Po, ne kemi planifikuar dhe e kemi gati që nëpërmjet e-Albania të merret formati i vaksinimit. Pra që ke kryer vaksinimin në dozën e parë.
Blendi Fevziu: Dhe ky do të shërbejë për udhëtimet jashtë?
Fatos Hakorja: Çfarë dokumenti do të marrim zonja ministre, se mund të jetë një dokument lehtësisht i falsifikueshëm?
Ministrja Manastirliu: Do të merret nëpërmjet një kodi të skanuar nëpërmjet e-Albania./Motilokal.com