Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës paralajmëron për mundësi të vërshimeve në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës paralajmëron për mundësi të vërshimeve në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se reshjet e shiut të cilat pritet të fillojnë nga data 23/01/2021, fillimisht do të përfshinë pjesën perëndimore të Kosovës (Brezin malorë të Alpeve Shqiptare).

IHMK thekson se reshjet e shiut do të shtrihen gradualisht kah lindja, fillimisht me intensitet mesatarë deri të lartë, duke përfshi disa pjesë të komunave si: Gjakovë, Junik, Deçan, Pejë, Istog, Klinë, Malishevë, Rahovec, Therandë, Mamushë, Prizren, Dragash etj, të cilat mund të shkaktojnë vërshime të shpejta.

Sipas IHMK-së në pjesë të tjera të vendit pritet që sasia e reshjeve të jetë më e vogël.

“Ky është njoftimi formal për këtë ngjarje dhe se kjo nuk do të thotë se do të ndodhë përmbytja e shpejtë, por ajo është e mundur”, thotë IHMK./Motilokal.com