Reshjet e shiut shkaktojnë rënie gurësh në rrugën Bajram Curri - Valbonë

Reshjet e shiut shkaktojnë rënie gurësh në rrugën Bajram Curri - Valbonë

Reshjet e dendura të shiut gjatë ditëve të fundit janë bërë shkak për problematika të ndryshme sidomos në pjesën veriore të vendit tonë.

Si rezultat i reshjeve në aksin Bajram Curr- Valbonë ka patur rënie inertesh. Ndërkohë akset e tjera rrugore janë të kalueshme normalisht nga automjetet.

Njoftimi i plotë:

Situata në Qarkun Kukës deri në orën 8:00 datë 23.01.2021 është si më poshtë;

Në Qarkun Kukës situata e motit është e qetë, ndërsa në Tropoja vazhdojnë reshje shiu me intensitet të ulët.

Rrugët nacionale janë të kalueshme normalisht.

Si rezultat i reshjeve në disa segmente rruge ka patur rënie inertesh sidomos në aksin B.Curr – Valbonë.

Rrugët rurale në administrim të bashkive janë të qarkullueshme.

Gjendja e rezervuarëve është nën monitorim në të gjithë Qarkun.

Furnizimi me ujë të pijshëm është normal në shkallë Qarku.

Furnizimi me energji elektrike në përgjithësi është normal në të gjithë Qarkun Kukës përveç Nj.Ad Ujmisht, Bushtricë dhe Grykë-Çajë bashkia Kukës, Nj.Ad. Llugaj bashkia Tropojë./Motilokal.com