Të enjten në mbrëmje më 28 janar 2021, të gjithë sytë nga qielli për të parë “Hënën e plotë”, apo ndryshe “Hënën e Ujkut”.
Emri i saj është përdorur në shumë vende në Amerikë dhe Europë. Mendohet se “Hëna e plotë” e janarit u bë e njohur si “Hëna e Ujkut” sepse ujqërit ulërinin shumë më tepër gjatë asaj kohe.
Tradicionalisht, besohej se ujqërit ulërinin për shkak të urisë gjatë dimrit, por sot dihet më shumë se aq. Ulërimat dhe zërat e tjerë të ujkut zakonisht përdoren për të përcaktuar territorin, për të gjetur anëtarët e tufës, për të forcuar lidhjet shoqërore dhe për të koordinuar gjuetinë.
Emrat alternativë të hënës së janarit janë “Hëna Qendrore”, emër i cili i referohet idesë që kjo hënë shënon përafërsisht mesin e sezonit të dimrit dhe emra të tjerë përfshijnë: “Hënë e Ftohtë”, “Hënë e Ngrirë”, “Hënë e Rëndë” etj./Almanac/Motilokal.com


