Shi e borë në Qarkun e Korçës, akset rrugore Dardhë e Boboshticë të kalueshme vetëm me zinxhirë

Shi e borë në Qarkun e Korçës, akset rrugore Dardhë e Boboshticë të kalueshme vetëm me zinxhirë

Në Qarkun e Korçës gjatë gjithë natës ka patur reshje shiu me intensitet mesatar dhe mbi 1300 metra ka patur reshje dëbore ku trashësia e saj është 5-10 centimetra.

Ndërkohë, sipas një njoftimi të bërë nga Policisë Rrugore. Mësohet se aktualisht, rrugët përgjithësisht janë të hapura dhe të kriposura, ndërsa në Dardhë e Boboshticë rekomandohen zinxhirë apo goma dimërore. 

Në furnizimin me energji elektrike, aktualisht ka probleme në fidrin nr. 6, të Mollasit në bashkinë Kolonjë. Nga OSHEE po punohet për riparimin e defektit./Motilokal.com