Surprizat e motit/ Java e fundit e janarit me reshje shiu e bore në Shqipëri dhe Kosovë

Surprizat e motit/ Java e fundit e janarit me reshje shiu e bore në Shqipëri dhe Kosovë

Java e fundit e janarit parashikohet të jetë një javë “klasike” dimri në shumicën e ditëve me vranësira, reshje shiu e dëbore si dhe disa ditë me diell por të acarta.

Dita e hënë në Shqipëri parashikohet të jetë me vranësira e shi, ndërsa në zonat malore reshje bore. Temperaturat do të luhatën nga 6 deri në 7 °C.

Reshjet e shiut do të vazhdojnë edhe përgjatë ditës së martë, ndërsa në zonat malore do të kemi reshje bore. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 2 deri në 6 °C.

Ndërsa e mërkura do të mbajë mot të ftohtë, të kthjellët e me diell. Temperaturat do të sillen prej -3 deri në 6 °C.

Ndërsa në Kosovë java e fundit e janarit pritet të mbajë mot kryesisht me vranësira, reshje shiu dhe bore në zonat e ulëta e në viset malore. Të mërkurë dhe të enjten pritet rënie e temperaturave në minus.

E hëna do të mbajë mot me vranësira e reshje shiu, në orët e para të mbrëmjes reshje bore. Mundësi edhe për reshje të dobët bore. Temperaturat do të lëvizin nga 4 deri në 5 °C.

Dita e martë do të jetë me reshje bore herë pas here me shi. Temperaturat do të luhatën prej 2 deri në 0 °C.

Ndërsa e mërkura do të mbajë mot me reshje bore gjatë paradites, ndërsa pasdite pjesërisht me re. Temperaturat do të sillen nga -4 deri në -1 °C./Motilokal.com