
Bashkia e Vlorës përmes një postimi në Facebook u ka bërë thirrje qytetarëve të Vlorës që të kenë kujdes për shkak të kushteve të motit në Vlorë.
“Reshjet e shiut do të intensifikohen gjatë orëve të mbrëmjes dhe orëve të para të mëngjesit për këtë arsye do t'ju luteshim të shmangnit të gjitha lëvizjet me automjete në akset problematike si dhe parkimin e automjeteve në këto akse”, thuhet në njoftim.
Më tej në njoftim theksohet se në bazë të paralajmërimeve të meteorologëve për përmbytje kërkojnë të jemi të kujdesshëm.
“Për çdo nevojë urgjente kontaktoni me Ujësjellës Kanalizimet dhe Shërbimet publike të Bashkisë së Vlorës. Kujdesuni për veten dhe familjet tuaja”, apelon bashkia e Vlorës./Motilokal.com