Borë në shkretëtirën e Algjerisë për herë të katërt në 42 vjet [Foto]

Borë në shkretëtirën e Algjerisë për herë të katërt në 42 vjet [Foto]

Banorët e Ain Sefra-s të Algjerisë u zgjuan me pamjet e bukura të borës që pikturuan me modele mahnitëse dunat e rërës që rrethonin qytetin e tyre.

Ishte hera e katërt që bora ra në Sahara në 42 vitet e fundit. Qyteti në provincën Naama më parë ka përjetuar borë në vitet 1979, 2016 dhe 2018.


Temperaturat ranë në -3 °C, duke lejuar që bora të mbetej aq kohë sa njerëzit e Ain Sefra dhe fotografi Karim Bouchetata të kapnin dhe të shijonin momentin.


Ain Sefra është në Malet Atlas, 1.000 metra mbi nivelin e detit.


Saharaja është shkretëtira më e madhe e nxehtë në botë, ajo shtrihet për gati 9 milionë kilometra katrorë, nga Oqeani Atlantik në Detin e Kuq dhe ta shohësh atë “të pikturuar” me të bardhë është mjaft e pazakontë. Megjithatë, nuk është e pazakontë të shohësh dëborë në Afrikë. 


Kilimanxharo në Tanzani normalisht është i mbuluar nga dëbora, ndërsa në malet Atlas, vetëm 72 kilometra nga Marrakech, ekziston vendpushimi më i lartë i skive në Afrikë, Oukaimeden, në një lartësi prej 3200 metrash.


Rëra afrikane, herë pas here, bëhet gjithashtu protagoniste e një fenomeni… të kundërt, duke e kthyer borën në një ngjyrë të kuqe-portokalli, siç në 201, për shkak të erës. Rëra, pluhuri dhe grimcat e polenit mblidhen nga stuhitë që vërtiten nëpër Afrikën e Veriut, barten në Evropë dhe këtu përzihet me grimcat e ujit në atmosferë, pastaj bie si bora me ngjyrë portokalli.


Shikoni imazhet mahnitëse të borës të fotografuara nga Bouchetata./Motilokal.com