Rikthen reshjet e shiut – mësoni si do të je moti në Shqipëri

Rikthen reshjet e shiut – mësoni si do të je moti në Shqipëri

Pas dy ditëve me mot të kthjellët e të thatë rikthehen sërish reshje e shiut në tërë territorin e Shqipërisë. Ndërsa në zonat malore do të ketë reshje bore.

Moti sot do të jetë me mot pjesërisht me re gjatë paradites, ndërsa pasdite me vranësira dhe reshje të dendura shiu. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 7 deri në 12 °C.

Të shtunën do të mbajë mot pothuajse i kthjellët dhe me re, vende-vende edhe me reshje lokale shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 9 deri në 14 °C.

Reshjet e dendura të shiut do të vazhdojnë edhe përgjatë ditës së diel. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 11 deri në 14 °C./Motilokal.com