Moti për ditën e sotme dhe fundjavë në Kosovë

Moti për ditën e sotme dhe fundjavë në Kosovë

Në Kosovë parashikohet të mbajë mot i ndryshueshëm kryesisht i butë, me vranësira dhe intervale me diell, priten edhe reshje shiu e bore në ultësira, ndërsa në zonat malore borë.

Sot në Kosovë do të mbajë mot pjesërisht me re dhe me diell gjatë paradites, ndërsa pasdite me vranësira dhe me reshje shiu të përziera edhe me borë. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 2 deri në 8 °C.

Dita e shtunë do të jetë me reshje bore e shiu në mëngjes, ndërsa pasdite pothuajse i kthjellët. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 1 deri në 7 °C.

E diela do të mbajë mot me vranësira dhe reshje shiu, në zonat malore reshje bore. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 4 deri në 9 °C./Motilokal.com