Vranësira dhe reshje shiu e bore, njihuni me parashikimin e motit në Maqedoni

Vranësira dhe reshje shiu e bore, njihuni me parashikimin e motit në Maqedoni

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira me periudha me diell në pjesët lindore. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugu. Në orët e mbrëmjes dhe gjatë natës do të ketë reshje të kohëpaskohshme të shiut, kurse nëpër male dhe në disa vende më të larta dëborë. Në pjesët perëndimore, reshjet herë pas here do të jenë më intensive dhe të shoqëruara me erë të fuqishme në jugperëndim. Temperaturat do të lëvizin nga -1 deri në 6 °C.

Dita e shtunë do të jetë me vranësira dhe reshje të lehta shiu në mëngjes, ndërsa pasdite pothuajse i kthjellët. Temperaturat pritet të lëvizin prej 4 deri në 12 °C.

Të dielën do të mbajë mot pjesërisht me re në orët e para të ditës, ndërkaq me vranësira dhe reshje shiu në orët pasdites dhe mbrëmjes. Temperaturat do të sillen nga 2 deri në 7 °C./Motilokal.com