Të njohurat dhe të panjohurat e vaksinës së COVID-19

Të njohurat dhe të panjohurat e vaksinës së COVID-19

COVID-19 ka goditur rëndë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkaktuar shumë viktima  dhe duke i lënë pasoja edhe personave që tashmë e kanë kaluar sëmundjen.

Vaksinimi është rruga jonë e vetme për të mposhtur pandeminë. Megjithatë, ka shumë pyetje rreth intervalit të dozimit, shkallën e mbrojtjes, nëse vaksinat mund të miksohen me njëra-tjetrën dhe hezitimit për tu vaksinuar.

Të gjitha këto pyetje vijnë  si pasojë e planifikimit të gabuar të vaksinës, furnizimit joadekuat, shpërndarjes së pabarabartë dhe rekomandimeve të ndryshme lidhur me faktin se cili është i kualifikuar dhe kur.

Pa dyshim,  zhvillimi i vaksinave nën një vit për 330 milion njerëz që jetojnë në SHBA përballet me sfida- veçanërisht pa plane të forta kombëtare, shtetërore dhe lokale për të menaxhuar pandeminë dhe për të vaksinuar njerëzit.

Kjo situatë fatkeqe ka lindur nevojën për të marrë në konsideratë nevojën për të bërë vaksina të tjera shtesë, përtej asaj që shkenca dhe provat klinike kanë rënë dakord.

Ajo që nuk dimë është po aq e rëndësishme sa ajo që dimë. Ajo që nuk dimë përcakton pyetjet për të cilat shkencëtarët vazhdojnë të kërkojnë përgjigje në studimet e tyre për efektivitetin e vaksinës. Këtu kemi parasysh atë që di shkenca dhe çfarë jo në lidhje me vaksinat COVID-19.

Së pari, të gjithë e dimë që vaksinimi të mbron nga sëmundjet e rënda. Nuk dihet nëse mbron nga infeksioni asimptomatik apo i lehtë.

Në zhvillimin e vaksinave Moderna dhe Pfizer / BioNTech, duke pasur parasysh  kohën e shkurtuar njerëzit e vaksinuar si pjesë e provave klinike ishin të mbrojtur vetëm nga simptomat e rënda. Sidoqoftë, mbetet mundësia që ata të vaksinuar, megjithëse janë të mbrojtur nga sëmundje të rënda, mund të infektohen  por të mos të shfaqin simptoma.

Për këtë arsye, individët e vaksinuar duhet të vazhdojnë  të praktikojnë – distancimin social, të mbajnë maskën dhe të lajnë duart.

Së dyti, rekomandohet që injeksioni i dytë i vaksinave Pfizer dhe Moderna të bëhet në minimum respektivisht 21 dhe 28 ditë, pas injeksionit të parë. Ky rekomandim është bërë sepse ky është intervali i testuar në provat klinike dhe ka funksionuar. Asnjë interval maksimal për injeksionin e dytë nuk është vendosur nga një studim shkencor. Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) së fundmi ka rekomanduar që në rrethana të jashtëzakonshme administrimi i dozës së dytë mund të zgjatet deri në 42 ditë.

Së treti, nëse  ka mungesa të vaksinës, është sugjeruar që një dozë mund të jetë e përshtatshme ose që mund të provohet miksimi i dozave të para dhe të dyta me vaksinat Pfizer dhe Moderna.

Por këto qasje nuk janë testuar ende në mënyrë adekuate në provat klinike dhe kështu që efektiviteti i këtyre praktikave në nxitjen e imunitetit për të ndaluar  Covid është ende e panjohur.

Shkenca bazohet në protokolle të rrepta që kontrollohen shumë; futja e ndryshimeve të pashembullta në protokollet të tilla mund të rrisë pasigurinë e situatës që ne ndodhemi dhe të përkeqësojë  pandeminë.

Së katërti, ekziston shqetësimi lidhur me atë se sa do të zgjasë mbrojtja pas infeksionit natyror ose vaksinimit. Studimet aktuale sugjerojnë që njerëzit mbrohen nga infeksioni natyror për të paktën shtatë muaj. Studimet e vazhdueshme do të përcaktojnë shkallën e plotë të imunitetit dhe do të përcaktojnë nëse vaksinat janë të  nevojshme për të zgjatur imunitetin.

Më në fund, sfida më e madhe e SAR-CoV-2 është aftësia e tij për të gjeneruar variante të reja . Variantet e tilla mund të përhapen në mënyrë më efektive, të jenë më patogjene ose të jenë në gjendje t’i shpëtojnë mbrojtjes së  vaksinave.

Ndërsa vaksinat aktuale do të mbrojnë nga shumë prej varianteve që shfaqen, variantet me mutacione në proteinën spike kanë një gjasë më të madhe për të shpëtuar nga imuniteti i shkaktuar nga vaksinat aktuale.

Shkalla e lartë e përhapjes së virusit, siç është situata aktuale në SHBA, nxit gjenerimin e varianteve të reja. Është e rëndësishme që ne të vazhdojmë të zbusim përhapjen e koronavirusit, përndryshe rrezikojmë të humbasim gjithçka që kemi fituar nga zhvillimi i vaksinave.

Mbi 400,000  persona në SHBA kanë humbur jetën nga COVID-19. Në shqyrtimin e rekomandimeve për çdo ndryshim në protokollet e vaksinave është thelbësore të pranohet ajo që nuk dihet ende shkencërisht, si dhe ajo që dihet.

Është e rëndësishme të lëmë shkencën të udhëheqë në marrjen e vendimeve protokollare. Për të mbrojtur njerëzimin, ne duhet të ngadalësojmë transmetimin e virusit përmes  uljes së rasteve duke respektuar masat dhe programet e vaksinimit./Motilokal.com