Përkeqësohet situata e përmbytjeve në Shkodër, qindra hektarë nën ujë

Përkeqësohet situata e përmbytjeve në Shkodër, qindra hektarë nën ujë

Reshjet e shiut janë rikthyer sërish në Shqipëri dhe situata me përmbytjet vazhdon të përkeqësohet. Në Shkodër ndodhen nën ujë 2,685 hektarë tokë.

Bashkia e Shkodrës në një njoftim ka bërë të ditur se hidrometri në Dajç shënon kuotën 6.51 metër, 21 centimetra mbi kuotën maksimale.

Situatë kritike është edhe në hidrometrin e liqenit të Shkodrës dhe në lumin Drin. Edhe në Obot situata nuk është përmirësuar pasi rruga është e kalueshme vetëm me mjete të mëdha pasi niveli i ujit arrin deri në 1.5 metër.

Nga sipërfaqja totale e përmbytur presja më e madhe është tokë bujqësore, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan, Oblikë. Ndërkohë dhe rruga që lidh fshatrat Shirq- Darrgjat është e bllokuar, pasi dhe uji arrin në mbi 1 metër.

Po ashtu vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë dhe vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme./Motilokal.com