Varianti i ri i COVID-19 mbërrin edhe në Kosovë, konfirmohen rastet e para

Varianti i ri i COVID-19 mbërrin edhe në Kosovë, konfirmohen rastet e para

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në një konferencë shtypi ka njoftuar se IKSHPK ka dërguar 35 monstra në Gjermani për variantin e ri të virusit COVID-19.

Sipas Zemajt nga 35 mostra, tri mostra janë pozitivë me variantin e ri të COVID-19.

“Siç e dini, ditëve të kaluara, IKSHPK ka dërguar 30 mostra për testim në Institutin e Virologjisë Charite në Berlin të Gjermanisë, me qëllim të hulumtimit rreth pranisë së varianteve të reja të virusit SARS-COV-2 në Kosovë, pas shfaqjes së tij në më shumë se 70 vende të botës. Nga rezultatet e këtyre analizave të kryera në Berlin, tri (3) mostra kanë rezultuar pozitiv në testimin preliminar si SARS-CoV-2 me variantin B.1.1.7”, ka deklaruar Zemaj.

Ky variant është raportuar për herë të parë më 14 dhjetor 2020 në Mbretërinë e Bashkuar.

Ai ka thënë se me raportimin e këtij varianti në Angli, Kosova ka pezulluar fluturimet ajrore me këtë shtet, pra nuk ka pasur fluturime Prishtinë-Londër dhe anasjelltas./Motilokal.com