Reshjet e dendura gjatë natës/ ARRSH tregon gjendjen e akseve rrugore në Shqipëri

Reshjet e dendura gjatë natës/ ARRSH tregon gjendjen e akseve rrugore në Shqipëri

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka dhënë informacion mbi gjendjen e akseve kombëtare.

Gjatë natës ka pasur reshje në të gjithë territorin por pa sjellë probleme të mëdha me qarkullimin.

Sipas ARRSH, ka pasur rënie materialesh në segmentet: Kukës-Ura e Zapodit, Librazhd-Elbasan, Elbasan-Gjinar, Skuraj-Burrel, ku është punuar për pastrimin e rrugës me mjete e punëtorë.

Ndërkohë vazhdon qarkullimi normal në të gjitha akset kombëtare. Kontraktorët janë në gatishmëri për përballimin e çdo situate që mund të paraqitet./Motilokal.com

May be an image of outdoors

May be an image of road, nature and tree

May be an image of road