Instituti Hidrometeorologjik paralajmëron vërshime në ditët në vazhdim

Instituti Hidrometeorologjik paralajmëron vërshime në ditët në vazhdim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka paralajmëruar vërshime për ditët në vijim.

Mirëpo, IHMK ka theksuar edhe përkundër situatës së vështirësuar, nuk planifikohet që situata të jetë e tillë siç ishte para dy jave.

“Si pasojë e reshjeve të shiut të cilat kanë filluar nga pas dita e datës 29/01/2021, të cilat përfshinë pjesën më të madhe të vendit, nëpër disa zona kanë shkaktuar përmbytje. Kësaj situate i ka kontribuar ngritja e temperaturave ku si pasojë ka ardhur deri te shkrirja e shpejtë e borës, sidomos nëpër viset kodrinore dhe malore, duke shkaktuar organizimin e shpejt të rrjedhave ujore dhe paraqitje të vërshimeve të shpejta. Kjo situatë pritet të vazhdoj edhe gjatë ditëve në vijim, prandaj lumenjtë do të kenë ngritje graduale. Përkundër situatës së vështirësuar, nuk planifikohet që situata të jetë e tillë siç ishte para dy jave, kur kishim përmbytje masive”, thuhet në komunikatë./Motilokal.com