Moti i ligë pengon ankorimin e tragetit të linjës Brindisi- Vlorë

Moti i ligë pengon ankorimin e tragetit të linjës Brindisi- Vlorë

Për shkak të kushteve hidrometeorologjike të përkeqësuar, trageti i linjës Brindisi-Vlorë nuk është ankoruar dot në portin e qytetit bregdetar.

Momentalisht trageti ndodhet në Radë, në afërsi të gadishullit të Karaburunit për t’u mbrojtur nga era e fuqishme që fryn nga jugu.

Në bord janë 160 pasagjerë. Pritet ulja e erës rreth orës 15:00 për të bërë të mundur zbarkimin e pasagjerëve./Motilokal.com