Shkodra kërkon shpalljen e fatkeqësisë natyrore

Shkodra kërkon shpalljen e fatkeqësisë natyrore

Situata me përmbytje në Shkodër vazhdon të jetë e rënduar, atje nën ujë janë 2.785 hektarë.

Bashkia në Shkodër në kushtet e ndodhura kërkon shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, për Njësinë Adimiistrative Ana e Malit dhe Dajç.

“Kërkohet që nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë të ndërhyhet për marrjen e masave për pastrimin e “përroit të kufirit” Muriqan në Nj.A Ana e Malit. Kërkohet mbështetje me bazë ushqimore për gjedhët dhe kafshët tjera për NJ.A. Ana e Malit dhe Dajç për një sasi 500 ton”, thuhet në njoftim./Motilokal.com