Java e parë e shkurtit nis me reshje shiu në Shqipëri

Java e parë e shkurtit nis me reshje shiu në Shqipëri

Java e parë e shkurtit në Shqipëri do të nis me mot të ndryshueshëm, me vranësira, shi dhe diell.

Dita e hënë në Shqipëri parashikohet të jetë me vranësira e reshje shiu. Temperaturat do të luhatën nga 9 deri në 12 °C.

Reshjet e shiut do të vazhdojnë edhe përgjatë ditës së martë me intensitet me të ulët. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 11 deri në 15 °C.

Ndërsa e mërkura do të mbajë mot pjesërisht me re, vende-vende edhe me riga lokale shiu. Temperaturat do të sillen prej 8 deri në 16 °C./Motilokal.com