Shkurti fillon me mot relativisht të ngrohtë në Kosovë

Shkurti fillon me mot relativisht të ngrohtë në Kosovë

Në Kosovë java e parë e shkurtit parashikohet të nis me mot të butë dhe rritje të temperaturave. Gjatë ditës së sotme dhe në ditët në vijim priten edhe riga lokale shiu, ndërsa nga e mërkura më diell dhe ngrohtë.

E hëna do të mbajë mot pothuajse të kthjellët gjatë paradites, ndërsa pasdite pjesërisht me re. Temperaturat do të lëvizin nga 3 deri në 10 °C.

Dita e martë do të jetë me vranësia dhe reshje shiu në mëngjes, kurse pasdite pjesërisht me re. Temperaturat do të luhatën prej 3 deri në 10 °C.

Ndërsa e mërkura do të mbajë mot pjesërisht me re. Temperaturat do të sillen nga 4 deri në 12 °C./Motilokal.com