Parashikimi i motit për ditët e para të shkurtit në Maqedoni

Parashikimi i motit për ditët e para të shkurtit në Maqedoni

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe reshje të kohëpaskohshme të shiut me intensitet të ulët, në male dhe pjesët perëndimore me reshje të dëborës. Temperaturat do të lëvizin nga 6 deri në 11 °C.

Dita e martë do të jetë me vranësira dhe pjesërisht me re. Temperaturat pritet të lëvizin prej 6 deri në 10 °C.

Ndërsa të mërkurën do të mbajë mot i kthjellët e me diell. Temperaturat do të luhatën prej 7 deri në 13 °C./Motilokal.com