Lumi Ishëm del nga shtrati përmbyten disa fshatra të Krujës

Lumi Ishëm del nga shtrati përmbyten disa fshatra të Krujës

Reshjet e dendura të shiut të rëna gjatë mbrëmjes të së dielës kanë sjellë probleme në disa fshatra të Krujës.

Sipas njoftimeve bëhet me dije se lumi Ishëm ka dalë nga shtrati duke shkaktuar përmbytjen e tokave bujqësore dhe disa banesa të rrethuara nga uji.

Si pasojë e pranisë së ujit përmbytje janë shënuar edhe në fshatrat Murqinë, Mallkuç, disa banesa të rrethuara nga uji, dhe rrugë të bllokuara./Motilokal.com