Shkodra nën ujë/ Shpëtohet një fëmijë me probleme shëndetësore, evakuohen disa familje

Shkodra nën ujë/ Shpëtohet një fëmijë me probleme shëndetësore, evakuohen disa familje

Një fëmijë 5 vjeç nga Oboti është nisur me urgjencë për në spitalin e Shkodrës për shkak të problemeve shëndetësore që ka shfaqur.

Sipas njoftimeve fëmija është transportuar me varkë deri në rrugën kryesore ku dhe është marrë nga ambulanca.

Vinçenc Gocaj infermier në Obot ka thënë: “Më kanë lajmëruar familjarët qysh mbrëmë. Ishte i sëmurë fëmija. Por pamundësia për shkak të stuhisë nuk munda të vija. Fëmija ishte shumë e sëmurë por u përballua përmes rekomandimeve të mjekut të familjes. Kam ardhur me varkat e ushtrisë deri këtu. Shiko situatën, shiko kohën po bëjnë 25 ditë në ujë.”

Nga reshjet intensive të shiut, probleme të shumta janë shfaqur dhe në njësinë administrative të Dajçit, ku ka nisur evakuimi i disa familjeve.

Voltana Ademi kryebashkiake në detyrë e Shkodrës ka deklaruar se jemi në emergjencë civile lokale për dy njësi administrative ana e malit dhe atë Dajç. Kemi probleme në rrethina pasi kemi filluar të evakuojmë familje. Kalojmë mbi 3000 hektarë tokë bujqësore të përmbytur. Tokë bujqësore të kultivuar arrijmë deri në 2500 hektarë më shumë se në 2018. Dita e katërt e përmbytjeve në zonën e Obotit dhe Dajç, mbi 2 metër ka shkuar uji në këto zona./Motilokal.com