Erdoğan teston autobusin elektrik pa shofer të zhvilluar nga inxhinierët turq

Erdoğan teston autobusin elektrik pa shofer të zhvilluar nga inxhinierët turq

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka marrë pjesë në testimin e autobusit të parë elektrik në botë të prodhuar në seri në nivelin 4 pa drejtues të zhvilluar nga inxhinierët turq.

Erdoğan në llogarinë e tij në Twitter ka postuar pamjet gjatë testimit të autobusit elektrik në rezidencën presidenciale në Ankara.

"Në takimin tonë të kabinetit po shkojmë me Atak Electric, autobusi i parë elektrik pa drejtues në botë i prodhuar në seri në nivelin 4 nga inxhinierët turq", tha Erdoğan./Motilokal.com