Mbërrijnë 1170 vaksina nga Pfizer, Rama: Nuk mund t’i dërgojmë në Kosovë, 50 bluza të bardha do vaksinohen në Tiranë

Mbërrijnë 1170 vaksina nga Pfizer, Rama: Nuk mund t’i dërgojmë në Kosovë, 50 bluza të bardha do vaksinohen në Tiranë

Kanë mbërritur dozat e vaksinës Pfizer në Rinas, ndërkohë që kryeministri Edi Rama ishte vetë i pranishëm për t’i pritur ato. Nën masa të rrepta sigurie, pasi u zbarkuan nga avioni ato u dorëzuan në Institutin e Shëndetit Publik.

Ndonëse ishte raportuar për një numër të lartë vaksinash, kryeministri Edi Rama u shpreh se detyruar nga kushtet e reja,  gjatë ditës së sotme kanë mbërritur vetëm 1170 doza vaksinë, por që në javët e ardhshme do të mbërrijë e gjithë ngarkesa prej 41 mijë dozash siç ishte rënë dakord më parë.

Po ashtu kryeministri Rama u shpreh se për shkak të kushteve të kompanisë Pfizer nuk do të dërgohen vaksina në Kosovë, por shtoi se 50 mjekë të spitalit COVID të Prishtinës mund të vijnë në Tiranë për të marrë të dy dozat.

“Kemi kontratën me Pfizer ne Shqipëria dhe përveç nesh dhe Serbia. Vendet e tjera fatkeqësisht janë ende në një situatë pritshmëria, në një kohë kur çështja e vaksinës po komplikohet. Për vaksinën Europa ka hyrë në një kaos. Vende të tjera të mëdha kërcënojnë me ndjekje ligjore. Të mos harrojmë se jemi në kushtet që procesin e vaksinimit do ta vazhdojmë falë faktit që nuk e lamë veten në dorë të rastësisë dhe të tjerëve”, ka theksuar Rama.

Ai ka thënë se nuk janë pritur vaksina e Covax. Ai është në një proces që nuk dihet kur e ka fillimin. Jemi në kontakt, por ata nuk janë të qartë dhe nuk japin një sinjal çfarë do të ndodhë. Ajo që ndodh me vaksinën është sagë më vete.  Ja kemi dalë të mos mbetemi në rrethin vicioz ku janë shumë të tjerë.

Më tej Rama ka deklaruar se kemi marrë një zotim për të ndihmuar Kosovën, por dua të sqaroj se rregullat strikte dhe kufizimet jashtëzakonisht të forta të Pfizer e bëjnë të pamundur që ne të dhurojmë doza vaksinash. Por nuk e bëjnë të pamundur që ne të ofrojmë vaksinim për një numër mjekësh dhe infermierësh për spitalin COVID të Prishtinës, gjë që do të bëhet këtu. Në momentin kur miqtë tanë të vendosin, jemi të gatshëm t’i mirëpresim si fillim 50 bluza të bardha për të dyja vaksinat.

“Sot kanë mbërritur dërgesa e parë nga Pfizer 1170 doza. Në javët në vijim do të vijnë dhe dozat e angazhuara qoftë 10 mijë dhe 31 mijë”, u shpreh Rama./Motilokal.com