Disa fakte rreth Liqenit të Ujmanit!

Disa fakte rreth Liqenit të Ujmanit!

Pjesa më e madhe e Liqenit të Ujmanit (Gazivodës) gjendet në territorin e Republikës se Kosovës dhe shtrihet në veri-perëndim të vendit, konkretisht në Komunën e Zubin Potokut.

Penda është e lartë 107 metra dhe është ndërtuar midis viteve 1979-1984.

Sipërfaqja është 11.9 kilometra katrorë (Rreth 70% e liqenit shtrihet në territorin e Republikës së Kosovës, ndërsa 30% e tij në Serbi)

370 milionë metra kub ujë.

Gjatësia e liqenit është 16.5 kilometra, gjerësia 1.10 km ndërsa thellësia maksimale 105 metra.

Hidrocentrali i Ujmanit prodhon 35 MW energji elektrike për orë (dy blloqe me nga 17.5 MW)

Kanali i Ibër Lepencit është 49 kilometra i gjatë.

Uji nga ky liqen përdorët për ftohje të termocentraleve në Obiliq, për nevoja industriale në fabrikën e Feronikelit në Drenas.

Me ujë të pijshëm furnizohen në tërësi ose pjesërisht Prishtina, Mitrovica, Vushtrria, Drenasi, Skënderaj, Obilqi dhe Fushë Kosova si dhe për ujitjen e rreth 12 mijë hektarë tokë bujqësore në disa rajone të Kosovës.

Në rast të thatësisë uji nga Ujmani përdoret për mbushje të dy liqeneve Batllavës dhe Badovcit.

Ky liqen menaxhohet nga ndërmarrja publike “Ibër Lepenc” më seli në Prishtinë, në pronësi të Qeverisë së Kosovës.