Stuhi e madhe dëbore godet SHBA-të, ndërpriten fluturimet dhe vaksinimi

Stuhi e madhe dëbore godet SHBA-të, ndërpriten fluturimet dhe vaksinimi

Një stuhi masive bore ka pushtuar bregdetin lindor të SHBA-së, duke ndërprerë fluturime, duke mbyllur vendet e vaksinimit dhe duke e sjellë New York City në një ngërç.

Nga e hëna pasdite, 48 cm dëborë ka rënë në New Jersey dhe Pennsylvani dhe 43 cm në New York City.

New York City dhe New Jersey kanë shpallur të dy gjendjen e jashtëzakonshme.

TOPSHOT - A person stands near the Gapstow Bridge in Central Park during a winter storm on February 1, 2021 in New York City. - A powerful winter storm is set to dump feet of snow along a stretch of the US east coast including New York City on February 1, 2021, after blanketing the nation's capital. The National Weather Service issued storm warnings from Virginia to Maine -- a swathe home to tens of millions of people -- and forecast snowfall of 18 to 24 inches (45-60 centimeters) in southern New York, northeastern New Jersey and parts of southwest Connecticut. (Photo by TIMOTHY A. CLARY / AFP) (Photo by TIMOTHY A. CLARY/AFP via Getty Images)

Shërbimi Kombëtar i Motit i SHBA-së tha se stuhia do të ngjitet në New England, përpara se të tërhiqet të martën.

Shpejtësi ere deri në 80 km / orë parashikohen për disa ditë duke krijuar një stuhi dëbore verbuese.

Pedestrians pass snow drifts and shuttered businesses during a snowstorm on Broadway, Monday, Feb. 1, 2021, in the Manhattan borough of New York. (AP Photo/John Minchillo)

Stuhia ka shkatërruar udhëtimet lokale. Kryebashkiaku i New York City Bill de Blasio lëshoi një urdhër që kufizonte udhëtimin jo-thelbësor nga ora 06:00 me orën lokale të hënën dhe mbylljen e shkollave publike të martën.

Guvernatori i shtetit të New York-ut Andrew Cuomo shpalli një gjendje të jashtëzakonshme në qytetin e New York-ut, si dhe 44 qarqe të tjera.

A cyclist on an electric bicycle does donuts on Broadway during a snowstorm, Monday, Feb. 1, 2021, in the Manhattan borough of New York. (AP Photo/John Minchillo)

“Kjo është një situatë e rrezikshme,” tha ai në një konferencë shtypi të hënën. “Një situatë kërcënuese për jetën. Do të përkeqësohet më tej.”

Ndërsa Çikago ka regjistruar më shumë se 20 centimetra borë, mëngjesin e të hënës, ç’ka çoi në anulimin e disa qindra fluturimeve në dy aeroportet e qytetit.

Cars drive on a snow covered 5th Street Highway on Monday, Feb. 1, 2021, in Muhlenberg Township, Pa., during a nor'easter that hit the East Coast with heavy snow and winter weather. (Ben Hasty/MediaNews Group/Reading Eagle via Getty Images)

Në New Jersey, Guvernatori Philip Murphy pezulloi operacionet e autobusëve dhe hekurudhave. Urdhri i tij i urgjencës lejon autoritetet të mbyllin rrugët dhe të evakuojnë shtëpitë.

Skuadrat e emergjencave janë mobilizuar në mënyrë që të përballojnë stuhinë dhe i kanë kërkuar të gjithë nju jorkezëve të qëndrojnë larg rrugëve sa më shumë që të jetë e mundur. Në Uiskonsin ndërkohë, trashësia e borës ka shkuar në disa zona në mbi 38 centimetra.

Cars drive on a snow covered 5th Street Highway in Muhlenberg Township, Pa., on Monday, Feb. 1, 2021, during a nor'easter that hit the East Coast with heavy snow and winter weather. (Ben Hasty/MediaNews Group/Reading Eagle via Getty Images)

Më shumë se 1600 fluturime janë anuluar në aeroportet kryesore si pasojë e motit të ligë.

Stuhia gjithashtu ka ndaluar shpërndarjen e vaksinave në Connecticut, New Jersey, Rhode Island, Filadelfia, pjesë të Uashingtonit, DC.

A man operates a snowblower on Sharp Ave in Muhlenberg Township, Pa., Monday, Feb. 1, 2021, during a nor’easter that hit the East Coast with heavy snow and winter weather. (Ben Hasty/MediaNews Group/Reading Eagle via Getty Images)

Në Uashington DC, banorët kanë shijuar borën përpara monumenteve ikonike të kryeqytetit.

A woman walks through Times Square during a snowstorm, Monday, Feb. 1, 2021, in the Manhattan borough of New York. (AP Photo/John Minchillo)

Pemët, fushat dhe ndërtesat në Baltimorë janë mbuluar po ashtu me borë me autoritetet që paralajmërojnë për kushte të vështira në rrugë dhe më shumë reshje bore dhe shiu gjatë natës. Merilendi ndërkohë është në alarm për borën që nga e diela./Motilokal.com