Panasonic ndërpret prodhimin e produkteve fotovoltaike

Panasonic ndërpret prodhimin e produkteve fotovoltaike

Gjiganti i teknologjisë elektronike, “Panasonic Corporation”, ka njoftuar se ka ndërprerë prodhimin e moduleve fotovoltaike (PV) në fabrikat e saj në Malajzi dhe në prefekturën Shimane të Japonisë.

Sipas një deklarate të kompanisë vendimi do të rezultojë në tërheqjen e ndërmarrjes nga prodhimi i moduleve fotovoltaike, duke përfunduar reformën strukturore të biznesit të saj fotovoltaik në vitin fiskal 2022, që vazhdon deri në mars të vitit 2022.

Kompania po ashtu njoftoi se shitjet e moduleve fotovoltaike brenda dhe jashtë Japonisë do të vazhdojnë.

Për tregun global jashtë Japonisë, “Panasonic” do të vazhdojë të shesë module fotovoltaike të burimeve të jashtme, siç ka bërë në Amerikën e Veriut./Motilokal.com