‘Pranverë në dimër’, njihuni me parashikimin e motit për sot dhe fundjavë në Kosovë

‘Pranverë në dimër’, njihuni me parashikimin e motit për sot dhe fundjavë në Kosovë

Në Kosovë parashikohet të mbajë mot më i ngrohtë, kryesisht i kthjellët e me diell dhe vranësira të pakta kalimtare. Përgjatë ultësirave pritet prezencë të mjegullës.  

Sot në Kosovë do të mbajë mot pjesërisht me re dhe me diell. Në mëngjes ultësira me mjegull. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 6 deri në 13 °C.

Dita e shtunë do të jetë me mot të kthjellët në mëngjes, ndërsa pasdite pjesërisht me re. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 6 deri në 16 °C.

E diela do të mbajë mot pjesërisht i vranët dhe në mbrëmje mundësi për riga të dobëta shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 7 deri në 13 °C./Motilokal.com