Shitje e madhe e veturave elektrike në Europë

Shitje e madhe e veturave elektrike në Europë

Shitjet e veturave elektrike në Europë në 2020 dhe ato hibride të rikarikueshme u trefishuan, duke tejkaluar në total një milionë automjetesh të shitura, sipas shifrave të publikuara nga Shoqata e Prodhuesve Europianë (ACEA).

Sipas njoftimit të ACEA-së rreth 538,772 automjete elektrike janë shitur vitin e kaluar dhe 507,059 hibride, me një përshpejtim në tremujorin e katërt.

Shitjet e veturave Europë pësojë rënie për 23.7 për qind vitin e kaluar për shkak të pandemisë COVID-19, që detyroi shtetet të izolonin vendin, por me rihapjen ekonomia tani është më e qëndrueshme, parashikimi është më i ndritshëm.

“Shoqata Evropiane e Prodhuesve të Automjeteve (ACEA) parashikon që viti 2021 do të shënojë përparime në rrugën e rimëkëmbjes, me shitjet në rritje me rreth 10 për qind", tha grupi në një deklaratë.

Gjermania, Italia dhe Franca kanë regjistruar një rritje të konsiderueshme të makinave elektrike.

Veturat elektrike gjithashtu rrëmbyen pjesën e tregut të automjeteve me benzinë në tremujorin e katërt, pasi shitjet e automjeteve me benzinë ranë me 33,7% në 1,2 milion kopje (40,6% pjesë e tregut) dhe ato të naftës 23% në 731,000 njësi (24,5%).

Në të njëjtën kohë, veturat elektrike u rritën me 217%, në 248,000 kopje, hibride plug-in me 331% në 227,000 kopje dhe hibride jo-të rikarikueshme me 105% në 435,000 kopje./Motilokal.com