Raketë kozmike me motor bërthamor, NASA parashikon që deri në vitin 2035 do të dërgojë njeriu e parë në Mars

Raketë kozmike me motor bërthamor, NASA parashikon që deri në vitin 2035 do të dërgojë njeriu e parë në Mars

Deri në vitin 2035, NASA dëshiron të zbresë njerëzit në Mars. Por arritja e planetit të kuq, mesatarisht rreth 225 milionë kilometra larg, do të jetë një arritje e madhe.

Më i ftohtë se Antarktida dhe me pak ose aspak oksigjen, Marsi është një mjedis armiqësor. Sa më shumë që u duhet kohë astronautëve për të arritur atje dhe sa më gjatë të qëndrojnë, aq më shumë ata janë të rrezikuar.

Kjo është arsyeja pse shkencëtarët po shikojnë mënyra për të zvogëluar kohën e udhëtimit.

Një kompani me qendër në Siatwll, Ultra Safe Nuclear Technologies, ka propozuar një zgjidhje: Një motor bërthamor që do t’i dërgonte njerëzit nga Toka në Mars brenda vetëm tre muajve. Aktualisht, koha më e shkurtër e mundshme për një udhëtim me anije hapsinore të telekomanduar, është shtatë muaj, por një mision me ekuipazh do të donte të paktën nëntë muaj.

Ideja e motorëve bërthamorë në raketa, daton në fakt që nga vitet 1940. Por teknologjia ka mundur që vetëm kohët e fundit ta rikthejë atë si një zgjidhje të mundshme për eksplorimet e largëta në hapësirë./CNN/Motilokal.com