Danimarka e para në botë me një ‘pasaportë elektronike vaksinimi’

Danimarka e para në botë me një ‘pasaportë elektronike vaksinimi’

Danimarka ka në plan të prezantojë një “pasaportë elektronike vaksine” në një përpjekje për të ndihmuar bizneset dhe për të lehtësuar udhëtimet.

Skema fillimisht do të zbatohet për biznesin, por autoritetet shpresojnë se ajo gjithashtu mund të ndihmojë vendin të rihapet, duke lejuar danezët të shkojnë në restorante, konferenca, festivale muzikore dhe ngjarje sportive, të gjitha këto të kufizuara që kur në dhjetor u vendos një bllokim mbarëkombëtar.

Bllokimi aktual do të zgjasë deri më 28 shkurt, kohë kur qeveria shpreson që qytetarët do të jenë në gjendje të provojnë se kanë marrë një vaksinë COVID-19 pasi ajo do të regjistrohet në internet.

Ministri i Financave Morten Boedskov tha në një konferencë për media se “brenda tre ose katër muajsh, pasaporta digjitale e koronavirusit do të jetë gati për përdorim, për shembull, në udhëtimet e biznesit”.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme për ne që të jemi në gjendje të rinisim shoqërinë daneze në mënyrë që kompanitë të kthehen në rrugën e duhur. Shumë kompani daneze janë kompani globale, e gjithë bota është tregu i tyre”, shtoi ai.

Si hap i parë, para fundit të shkurtit, qytetarët danezë do të jenë në gjendje të shohin në ueb faqen e shëndetit danez konfirmimin zyrtar nëse janë vaksinuar.

“Kjo është pasaportë shtesë që mund ta keni në celularin tuaj që dokumenton se jeni vaksinuar. Mund të jemi një nga të parët në botë që e kemi dhe mund t’ia tregojmë pjesën tjetër të botës./Motilokal.com