IGJEUM: Niveli i ujit dhe prurjet në liqenin e Shkodrës dhe lumin Buna të larta por të qëndrueshme

IGJEUM: Niveli i ujit dhe prurjet në liqenin e Shkodrës dhe lumin Buna të larta por të qëndrueshme

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM) ka njoftuar se nivelet dhe prurjet e ujit në Liqenin e Shkodrës dhe Lumit Buna do të vazhdojnë të jenë të larta dhe të qëndrueshme deri në datën 7 shkurt 2021.

“Si pasojë e reshjeve intensive dhe shkrirjes së dëborës, nga data 8 deri 12 shkurt 2021, pritet rritje e prurjeve, e niveleve dhe e rrezikut të përmbytjeve, në zonën e NënShkodrës edhe zonave afër Liqenit të Shkodrës”, thuhet në njoftim.

Më tej IGJEUM thekson se në lumenjtë e tjerë në gjithë territorin, pritet gjithashtu rritje e prurjeve.

“Sot dhe nesër nuk priten reshje në të gjithë territorin”, bën të ditur IGJEUM./Motilokal.com