Llava ndriçon qiellin, pamje spektakolare të shpërthimit të vullkanit Etna [Foto]

Llava ndriçon qiellin, pamje spektakolare të shpërthimit të vullkanit Etna [Foto]

Pamjet e shpërthimit të vullkanit Etna në Itali, po bëjnë xhiron e botës, teksa llava e kuqe ka ndezur qiellin, me vullkanin më aktiv në Europë që është riaktivizuar në katër kratere të tij, duke dhuruar për së largu imazhe spektakolare.

Vullkani në lartësinë e 3330 metrave, dhuron këto pamje disa herë në vit, duke shpërndarë llavë dhe hi dhjetëra km në ajër, përgjatë të gjithë ishullit mesdhetar të Sicilisë.

Shpërthimi më i madh i vullkanit Etna është regjistruar në vitin 2002, kur llava kërcënoi seriozisht qytetin e vogël të Lingua Glossa./Motilokal.com