Një stuhi me erëra të forta, reshje shiu e bore me temperatura nën zero të ardhur nga Baltiku dhe Skandinavia ka goditur Britaninë e Madhe.
Zyra Meteorologjike e Britanisë ka parashikuar reshje dëbore deri të mërkurën e ardhshme në lindje të Anglisë. Dëbora e madhe e rënë në Skoci ka bllokuar të paktën 20 automjete, mes të cilëve edhe një autobus. Fotot e postuara në rrjetet sociale tregojnë automjetet të mbuluara nga dëbora.
Stuhia e quajtur 'Bisha nga Baltiku', mund të vërë në rrezik njerëzit e pambrojtur mes shqetësimeve se mund të ngadalësojë shpërndarjen e vaksinave të koronavirusit, veçanërisht në Skoci, ku janë regjistruar reshje të mëdha bore./Motilokal.com