UNICEF: Mbi 100 mijë doza të kompanisë COVAX janë të destinuara për Kosovën

UNICEF: Mbi 100 mijë doza të kompanisë COVAX janë të destinuara për Kosovën

Programi i UNICEF-it në Kosovë ka njoftuar rreth shpërndarjes se vaksinave të kompanisë COVAX kundër COVID-19, në të cilin plan figuron edhe Kosova, me mbi 100 mijë doza të vaksinave që pritet të jenë të mjaftueshme për 3 për qind të popullsisë.

UNICEF lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, se këto vaksina do të prokurohen në vendin tonë përmes Zyrës së UNICEF-it në Kosovë.

Në njoftimin e UNICEF thuhet se këto doza do të jenë të mjaftueshme për të mbrojtur personat më në nevojë në vendin tonë.

“#COVAX ka bërë publik planin fillestar mbi shpërndarjen e hershme të vaksinës #COVID19. 100,800 doza të vaksinës do të prokurohen për Kosovën përmes Zyrës së UNICEF-it në Kosovë për 3% të popullsisë, doza të mjaftueshme për të mbrojtur personat më në nevojë”, ka shkruar UNICEF në Facebook./Motilokal.com