Danimarka do të ndërtojë ‘ishullin e parë të energjisë’ në Detin e Veriut

Danimarka do të ndërtojë ‘ishullin e parë të energjisë’ në Detin e Veriut

Danimarka ka rënë dakord të ndërtojë një ishull në Detin e Veriut që do të mblidhte dhe shpërndante energji elektrike nga fermat e mullinjve të erës.

Autoritetet thonë se ishulli artificial do të jetë me madhësinë e 18 fushave të futbollit, do të prodhojë dhe ruajë energji të mjaftueshme të gjelbër për të mbuluar nevojat për energji elektrike të 3 milion familjeve europiane. Ai gjithashtu do të sigurojë energji të pastër për përdorim në transportin detar, aviacionin, industrinë dhe transportin e rëndë.

Kredia: Agjencia daneze e Energjisë

Projekti i ndërtimit prej 28 miliardë eurosh është më i madhi i këtij lloji në historinë daneze. Qeveria do të ketë 51 për qind të aksioneve në ishull, pjesa e mbetur do t’i shkojë sektorit privat.

"Është një projekt gjigant", tha profesori Jacob Østergaard, i cili kryeson qendrën për energji elektrike dhe energji në Universitetin Teknik të Danimarkës. "Është dhe do të jetë një gur themeli në tranzicionin e gjelbër dhe reduktimin e emetimeve daneze të dioksidit të karbonit."

Agjencia daneze e Energjisë

Danimarka thotë se do të ndalojë nxjerrjen e re të naftës dhe gazit nga Deti i Veriut

Danimarka i ka vënë vetes objektivin ambicioz të reduktimit të emetimeve të karbonit në masën 70 për qind deri në vitin 2030 krahasuar me nivelet e vitit 1990 dhe synon të arrijë neutralitetin e karbonit deri në vitin 2050.

Plani i ishullit

Ishulli i energjisë së gjelbër është gjithashtu një arritje e madhe për pjesën tjetër të Europës, pasi do të lidhë disa shtete të bllokut. Ai pritet të jetë gati deri në 2033, tha Østergaard.

"Në Detin e Veriut, ne kemi një potencial të jashtëzakonshëm për erë në det të hapur, 180 gigavat në total. Kjo do të thotë se ne në fakt mund të mbyllim të gjitha termocentralet eeropiane me qymyr dhe ta shfrytëzojmë këtë energji të gjelbër në vend të kësaj”, shpjegoi ai./Motilokal.com