Një fenomen i pazakontë ka ndodhur në Alpet Valle d’Aosta të Italisë. Ky fenomen është shkaktuar nga një “stuhi rëre” që vjen nga Afrika e Veriut në Evropën Qendrore dhe e cila ka transportuar rërën e Saharasë në Alpet e Italisë.
Turistët që ishin aty kanë mbetur të çuditur kur kanë dalë në dritare dhe kanë parë peizazhin e bardhë me të verdhë.
Rëra që tashmë është depozituar në dëborë, e cila ka rënë me bollëk në zonën e Valle d’Aosta javët e fundit./Motilokal.com