Rikthehen reshjet e shiut, nga e premtja acari polar përfshinë Shqipërinë dhe Kosovën

Rikthehen reshjet e shiut, nga e premtja acari polar përfshinë Shqipërinë dhe Kosovën

Ditëve pranverore në këtë fillim shkurti po ju vije fundi. Duke nisur nga nesër në Shqipëri pritet ndryshim i motit me reshje shiu dhe era të forta deri në 50 kilometra në orë në zonat bregdetare. Ndërsa nga e enjtja priten që reshjet e shiut të jenë në formën e shtrëngatave. Në zonat malore priten edhe reshje bore.

Situatë krejtësisht e ndryshme do të vijë ditën e premte, pasi pritet depërtimi i rrymave të ftohta polare. Këto do të sjellin mot të kthjellët por me ngrica në zonat malore e ato kodrinore.

Dita e hënë në Shqipëri parashikohet të jetë me vranësira e reshje shiu. Temperaturat do të luhatën nga 11 deri në 12 °C.

Reshjet e shiut do të vazhdojnë edhe përgjatë ditës së martë. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 11 deri në 13 °C.

Ndërsa e mërkura do të mbajë mot pjesërisht kryesisht me vranësira. Temperaturat do të sillen prej 8 deri në 16 °C.

Në Kosovë java e dytë e shkurti pritet të nis me mot të me vranësira e reshje shiu të shoqëruar me era të forta që pritet të arrijnë shpejtësinë mbi 30 kilometra në orë. Nga dita enjte priten edhe reshje bore në ultësira, kurse nga e premtja vendi do të goditet nga i ftohtit polar, pritet rënie e temperaturave në minus dhe reshje bore në fundjavë.

E hëna do të mbajë mot me vranësira e reshje shiu. Temperaturat do të lëvizin nga 9 deri në 11 °C.

Dita e martë do të jetë me vranësia dhe reshje lokale shiu e intervale me diell. Temperaturat do të luhatën prej 5 deri në 9 °C.

Ndërsa e mërkura do të mbajë mot kryesisht me vranësira dhe intervale me diell. Temperaturat do të sillen nga 6 deri në 12 °C./Motilokal.com