Në bazë të parashikimit të kushteve hidrometeorologjike te përkeqsuara për 48 orët e ardhshme në portin e Vlorës dhe jashtë saj janë anuluar lundrimet e mjeteve të vogla lundruese dhe ato të peshkimit.
Era dhe deti në drejtimin jug-juglindje forca 4-5bft 7 deri në 10 m/s brenda gjirit dhe jashtë gjirit të Vlorës: era dhe deti në drejtimin jug-juglindje forca 6-7bft 10 deri në 15m/s jashtë.
Anijet pasagjere të transportit ndërkombëtar detar nuk janë pezulluar!
Përmirësimi i kushteve hidrometeorologjike për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit do të jetë në datën 08.02.2021 ora 16:00 dhe në vazhdim./Motilokal.com