Java e dytë e shkurtit nis me vranësira e reshje shiu në Shqipëri

Java e dytë e shkurtit nis me vranësira e reshje shiu në Shqipëri

Ditëve pranverore në këtë fillim shkurti po ju vije fundi. Duke nisur nga sot në Shqipëri pritet ndryshim i motit me reshje shiu dhe era të forta deri në 50 kilometra në orë në zonat bregdetare. Ndërsa nga e enjtja priten që reshjet e shiut të jenë në formën e shtrëngatave. Në zonat malore priten edhe reshje bore.

Situatë krejtësisht e ndryshme do të vijë ditën e premte, pasi pritet depërtimi i rrymave të ftohta polare. Këto do të sjellin mot të kthjellët por me ngrica në zonat malore e ato kodrinore.

Dita e hënë në Shqipëri parashikohet të jetë me vranësira e reshje shiu. Temperaturat do të luhatën nga 11 deri në 12 °C.

Reshjet e shiut do të vazhdojnë edhe përgjatë ditës së martë. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 11 deri në 13 °C.

Ndërsa e mërkura do të mbajë mot pjesërisht kryesisht me vranësira. Temperaturat do të sillen prej 10 deri në 17 °C./Motilokal.com