Njihuni me parashikimin e sinoptikëve për sot dhe dy ditët e ardhshme në Maqedoninë e Veriut

Njihuni me parashikimin e sinoptikëve për sot dhe dy ditët e ardhshme në Maqedoninë e Veriut

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe me reshje shiu, reshjet më të rrëmbyeshme pritet të jenë në pjesët perëndimore të vendit. Do të ketë edhe kushte për paraqitje të bubullimave. Në disa vende do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi jugor (mbi 60 km/h). Pasdite në pjesën më të madhe të vendit reshjet do të ndalen. Temperaturat do të lëvizin nga 6 deri në 11 °C.

Dita e martë do të jetë me vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat pritet të lëvizin prej 4 deri në 11 °C.

Të mërkurën do të mbajë mot me vranësira gjatë paradites, ndërsa pasdite pothuajse i kthjellët e me diell. Temperaturat do të luhatën prej 7 deri në 13 °C./Motilokal.com