Shqipëria që nga orët e hershme të mëngjesit është përfshirë nga moti i ligë, me reshje shiu dhe era të forta që pritet të arrijnë shpejtësinë deri në 65 kilometra në orë.
Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut në qytetin e Durrësit është pezulluar puna në sektorin e peshkimit deri në një njoftim të dytë. Kjo pasi vendi është përfshirë nga era të forta dhe nga stuhi.
Edhe sektori i ngarkim-shkarkimit ka pezulluar aktivitetin. Tragetet e linjes Durrës-Bari dhe anasjelltas janë nisur dhe kanë mbërritur në orarin e paracaktuar.
Kjo situatë do të vijojë deri në orët e mesditës kur parashikohet përmirësimi kushteve atmosferike në vend duke bërë që të kemi dhe intervale me kthjellime./Motilokal.com