Europa përfshihet nga moti i ligë, stuhi në Angli, Gjermani dhe përmbytje në Francë, evakuohen dhjetëra familje

Europa përfshihet nga moti i ligë, stuhi në Angli, Gjermani dhe përmbytje në Francë, evakuohen dhjetëra familje

Stuhia “Darcy” ka goditur Britaninë e Madhe, duke mbuluar me borë pjesën më të madhe të Anglisë Lindore.

Stuhia është shkaktuar nga rryma të ftohta ajri, të cilat vijnë nga Rusia dhe Europa Lindore.

Për shkak të kushteve të këqija të motit shumë udhëtime u ndërprenë, ndërsa disa qendra vaksinimi u detyruan të mbyllen.

Gjermani

Si pasojë e motit të ligë gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar me qindra përplasje automjetesh. Policia bëri me dije se 28 persona mbetën të lënduar në rrugët e mbuluara nga akulli.

Pedestrians walk along the Elbe River in Dresden

Shërbimi meteorologjik i Gjermanisë u bëri thirrje njerëzve të qëndrojnë në shtëpi ndërsa autoritetet dërguan njerëzit e pastrehë në strehimoret e ngrohta.

People walk along the Rhine promenade during the snowfall

Autoriteti i mirëmbajtjes së autostradës Schüttorf po bën çmos për të mbajtur disi korsitë të pastra. Sidoqoftë, ne ju rekomandojmë që të hiqni dorë nga çdo udhëtim nëse nuk është absolutisht e nevojshme, njoftoi Oficer i Policisë së Autostradës Lingen, Boris Kuest.

Përmbytje në Francë

Reshjet e mëdha të shiut në Francë shkaktuan përmbytje në zona të mëdha të vendit. Qindra banorë që jetojnë pranë rrugëve ujore u është dashur të evakuohen nga shtëpitë e tyre për shkak të alarmeve të vazhdueshme. Në Paris, niveli i lumit Seine vazhdon të rritet, statuja e Zouave në Pont de l'Alma është zhytur tërësisht.

Holandë

Edhe Holanda është goditur nga moti i acartë duke përjetuar një stuhi të rrezikshme e cila nuk kishte ndodhur për më shumë se një dekadë. Qeveria u detyrua të anulonte një takim javor për të diskutuar për pandeminë. Udhëtimet hekurudhore dhe ajrore pothuajse janë pezulluar dhe Zyra Holandeze e Meteorologjisë ngriti alarmin duke përfshirë në kodin e kuqe të gjithë vendin.

People throw snowballs at each other as they enjoy the snow on a hill in Rotterdam

E pavarësisht motit të ftohtë shumë njerëz zgjedhin ta shijojnë në mënyrën e tyre duke sfiduar temperatura e ulëta./Motilokal.com