Reshjet e mëdha të borës paralizojnë Gjermaninë veriore dhe qendrore

Reshjet e mëdha të borës paralizojnë Gjermaninë veriore dhe qendrore

Një stuhi bore me era të forta ka goditur Gjermaninë veriore dhe qendrore, duke ndërprerë transportin hekurudhor dhe duke shkaktuar qindra aksidente rrugore.

Policia tha se 28 persona ishin lënduar në rrugët e ngrira. Shërbimi gjerman i motit i kërkoi njerëzve të qëndronin në shtëpitë e tyre dhe autoritetet i mblodhën të pastrehët në qendra të ngrohta në një kohë kur temperaturat kanë zbritur nën zero.

Disa qytete në Gjermani janë mbuluar deri në një metër borë, me erëra të forta deri 80 kilometra në orë.

Ndërkohë që meteorologët parashikojnë që akoma më shumë borë do të bjerë në orët në vijim. E ndërsa pjesa perëndimore e vendit ka ngrirë, gjermania jugore po përjeton temperatura thuajse pranverore.

Moti i pazakontë dhe hendeku mes temperaturave është shkaktuar nga një vorbull polare që po shtyn ajrin e akullit nga arktiku drejt Gjermanisë veriore në një kohë kur një rrymë presioni të ulët sjell mot të lagësht e të ngrohtë në jugperëndim./Motilokal.com

Një vrapues vrapon afër ndërtesës së Reichstag në Berlin

Bundesliga-Partie von Arminia Bielefeld gegen Bremen gefährdet

Një tren rajonal hed në drejtim të Koblenz, në Nordrhein-Westfalen

Deutschland Symbolbild Kältewelle |  Allee në Berlin

Një autostradë në Gjermani është e mbuluar nga bora

Një grua qëndron pranë shkallëve të mbuluara me dëborë në Berlin

Një grua me një çadër kalon rrugën në Hanover, Saksoninë e Ulët

People pushing stuck van in snow