Një sasi masive e pluhurit saharian ka përfshirë Mesdheun dhe Europën Qendrore këtë fundjavë, për shkak të erërave të forta. Përqendrimet e larta të pluhurit kanë kthyer qiellin dhe borën në portokalli nëpër pjesët jugore dhe qendrore të Europës, duke krijuar një pamje apokaliptike.
Ka qenë një model dinamik i vendosur në të gjithë Europën këtë javë, me një nivel të lartë të mbi rajonin e Arktikut dhe Europën Veriore.
Të pasionuarit pas skive në shumicën e vendpushimeve në Europë shijuan këtë pamje interesante duke bërë ski nën qiellin portokalli.
Këto ditë, kur moti i ftohtë dhe me dëborë ka prekur shumë vende europiane, përfshirë Italinë, Spanjën, Andorrën, Francën dhe Alpet Zvicerane, vende në të cilat papritmas bora u bë portokalli.
Sipas shkencëtarëve, kjo situatë ndodh çdo vit, por rritja e dendësisë së pluhurit pas disa vitesh mund të bëjë që kjo situatë të përjetohet edhe më qartë./Motilokal.com