Me përdorimin e Inteligjencës Artificiale (IA), kompanitë mund të zvogëlojnë emetimet totale të gazrave serrë nga 5% në 10% deri në vitin 2030, të cilat korrespondojnë midis 2.6 dhe 5.3 gigatonë ekuivalent të dioksidit të karbonit, duke kontribuar në arritjen e objektivave të Marrëveshjes së Parisit dhe të rimëkëmbjes pas COVID-19, vlerëson në raport Boston Consulting Group (BCG)
"Fuqia e madhe e Inteligjencës Artificiale qëndron në aftësinë për të mësuar nga përvoja duke shfrytëzuar sasi masive të të dhënave të mbledhura nga burime të ndryshme dhe për të qenë në gjendje të sintetizojnë marrëdhënie për njerëzit, ndonjëherë jashtëzakonisht të vështira për t'u kuptuar, me qëllim të mbështetjes së proceseve të vendimmarrjes”, thotë Roberto Ventura, Drejtor Menaxhues dhe Partner i Bcg Gamma.
IA mund të ofrojë ide për të përmirësuar efikasitetin e proceseve të ndryshme të biznesit, uljen e emetimeve dhe uljen e kostove.
Inteligjenca Artificiale mund të luajë një rol themelor në mbështetjen e kompanive në luftën kundër ndryshimit të klimës, veçanërisht në sektorët që kanë të bëjnë me transportin, mallrat industriale dhe farmaceutike dhe sektorin e energjisë./ANSA/Motilokal.com