Britania e Madhe është goditur nga stuhia “Darcy”, e cila ka sjellë acar e temperatura nën zero. Bora e madhe dhe akulli kanë sjellë probleme në disa zona të Mbretërisë së Bashkuar, duke mbyllur qendrat e vaksinimit të koronavirusit dhe shkollat në disa vende.
Paralajmërimet për borën përfshijnë pjesën më të madhe të Anglisë dhe Skocisë, si dhe pjesë të Irlandës së Veriut deri të mërkurën.
Banorëve u është thënë se ka rreziku rrugët të bllokohen nga bora është i madh, e nuk përjashtohen as ndërprerjet e furnizimit me energji elektrike apo shërbime të tjera përfshirë gazin, ujin e madhe edhe ato të telekomunikacionit.
Në Londër dhe Anglinë juglindore, pritej të binte rreth 5cm-10cm dëborë.
Deri në 15 cm dëborë parashikohej të binte në pjesë të East Midlands, Yorkshire dhe Humber, veçanërisht mbi Lincolnshire Wolds, me disa stuhi më të lehta në zona të tjera të mbretërisë së Bashkuar, thanë parashikuesit e motit në BBC.
Reshje të mëdha dëbore dhe temperatura deri në -15 gradë celsius janë parashikuar për disa zona të Skocisë, për zonat përfshirë Perthshire, Stirlingshire dhe Fife nga ora 03:00 deri në 21:00 të martën.
Meteorologët parashikojnë ulje të temperaturave deri në -10 gradë celsius dhe reshje bore gjatë dy ditëve të ardhshme, me ngrica dhe akull.
Ndërkohë aksidente të shumta rrugore janë shkaktuar nga stuhia Darcey në Mbretërinë e Bashkuar.
Disa rrugë u mbyllën në Norfolk, Lincolnshire, Cumbria, Derbyshire dhe Hertfordshire, ndërsa forcat e policisë në Anglisë Lindore kanë paralajmëruar shoferët se disa rrugë ishin bërë “të pakalueshme”.
Paralajmërime janë lëshuar edhe për mbylljen e disa itinerareve të hekurudhave, pasi shërbimet e trenave mund të ndikohen nga moti i keq. Ndërkaq Southern Rail anuloi shërbimet në jug-lindje të Londrës, gjithashtu u mbyllën edhe linjat e trenave në Kent dhe Essex.
Kushtet e këqija të motir çuan në mbylljen e disa qendrave të vaksinimit, duke përfshirë disa në Essex dhe Suffolk, si dhe në Surrey dhe Norfolk.
Po ashtu edhe një numër shkollash u detyruan të mbylleshin në të gjithë jug-lindjen e Anglisë dhe Lincolnshire./Motilokal.com